Rodrigo de Paul është një nga lojtarët më në qendër të vëmendjes në merkaton e verës. Argjentinasi shkëlqen prej sezonesh me Udinesen në Serie A dhe i ka kërkuar klubit ta lërë të lirë të largohet drejt një klubi më të madh.
Në Itali e duan Milani dhe Inter, por duket se shoku i Messit te Argjentina ka zgjdhur diçka tjetër. Gazetari Fabrizio Romano raporton se Atletico Madrid ka gjetur akordin me mesfushorin dhe Udinesen dhe po planifikon finalizimin e operacionit.
Bëhet fjalë për një marrëveshje prej 35 milionë eurosh, me klubin që ka skeduluar vizitat mjekësore për lojtarin e angazhuar me Argjentinën na Copa America. De Paul do marrë vendin e Saul, i cili pritet të largohet në verë. /abcnews.al