“E doja këtu”, Kadilli ironizon Bashën: Shpresoj të mos ketë pasur nevojë për gjumë

schedule18:00 - 17 Korrik, 2021

schedule 18:00 - 17 Korrik, 2021

Ish-presidenti Bujar Nishani, kryetar aktual i këshillit Kombëtar nuk ka marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Karrigia e Nishanit, një nga kritikët kryesor të Lulzim Bashës, është fotografuar bosh në Kuvend. Ndërkohë që ish- kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli është parë i pranishëm në sallë, teksa shfaqet i ulur pranë Jemin Gjanës.

Teksa Agron Shehaj u largua para kohe ndërsa Bujar Nishani nuk mori pjesë, një tjetër zë kritik brenda PD-së, Fatbardh Kadilli ka zgjedhur që të qëndrojë deri në fund të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të kësaj partie.

Ai gjatë fjalës së tij ka shenjëstuar kreun aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili nuk ishte i pranishëm në sallë. Kadilli nuk i ka kursyer ironit duke iu drejtuar Bashës së shpreson të mos ketë pasur nevojë për gjumë por për reflektim.

“Do kisha kënaqësinë të ishte këtu në sallë edhe në fjalimin e dikujt që nuk është në listën e recitimeve, të kryetarit. Uroj që të mos ketë pasur nevojë për gjumë, por të reflektojë. Çdo delegat është këtu për një përgjegjësi më të madhe se vetja.” tha Kadilli. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!