“E do shtëpinë këtu, këtu s’ta sjell dot”, nënë Liza pas takimit me Ramën: Nuk morëm asnjë garanci

schedule11:15 - 10 Shkurt, 2022

schedule 11:15 - 10 Shkurt, 2022

Një ndër banorët që është takuar këtë të enjte me kryeministrin është dhe nënë Liza e cila është shprehur mosbesuese për atë që ka thënë kryeministri Rama.

Gjatë deklaratës së kryeministrit nëna është shprehur se nuk ka marrë asnjë garanci në lidhje me takimin e tij. Kryeministri i  është drejtuar se shtëpinë nuk mund tja sjellë në moment, para kuvendit.

LEXO EDHE: Rama pas takimit me banorët protestues: Kur futet politika në mes gjërat bëhen lëmsh, u sqarova procedurat

“ E do shtëpinë këtu këtu s’ta sjell dot”, ka thënë Rama.

Ndërkohë nënë Liza thekson se nuk kanë marrë asnjë garanci.

“Asnjë garanci fjalët i merr era, unë nuk marr shtëpi me taksa e nuk na ka dhënë asnjë afat. Nuk besoj gjallë, i merr era, 50 këtu eee. jo s’dal nga shtëpia, kontratë e firmos kur ta marr nga Bashkia. E di kur ulena, kur ta vulosi kryetari i Bashkisë me noter e me të gjitha. Nuk kam mundësi me i fal shtetit. Metrat katrore i dua të gjitha, nuk kërkoj vilë, dua shtëpinë si kam pasur, isha në proces legalizimi, na e kanë bllokuar”, ka thënë ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!