E do edhe Liverpool, në Gjermani konfirmojnë se Kazak e tentoi Milani

schedule16:36 - 3 Nëntor, 2020

schedule 16:36 - 3 Nëntor, 2020

Mbrojtësi i Schalke 04, Ozan Kabak, është në orbitën e Milanit. Lajmin e ka konfirmuar vetë zyrtari i klubir gjerman, i cili deklaron se kuqezinjtë provuan ta transferonin lojtarin në merkaton e verës.

“Milan trokiti në derën tonë për shërbimet e Kabak në limitet e merkatos së verës. Diçka e tillë u refuzua menjëherë nga ana jonë dhe ata morën një përgjigje negative”, deklaron drejtori sportiv i Schalke 04, Jochen Schneider, për “WAZ”.

Megjithatë, Milani nuk është i vetmi klub në garë për shërbimet e 20-vjeçarit. Në garë për Ozan është futur dhe Liverpool, që e shikon atë si zëvendësuesin ideal të Van Dijk.

Kujtojmë se lojtari është aktualisht në një kontratë 5-vjeçare me klubin gjerman dhe për të arritur tek ai duhet paguar klauzola 45 milion euro, që do të aktivizohet duke filluar nga vera e ardhshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!