E djathta shënon rritje në Gjermani: 10% qind më shumë krime nga ekstremistët se një vit më parë

schedule15:53 - 11 Korrik, 2020

schedule 15:53 - 11 Korrik, 2020

Sipas raportit të fundit të shërbimit gjerman të inteligjencës, në vend është shënuar një rritje prej 10 për qind e krimeve që kanë si autorë element të ekstremit të djathtë. Ata kryesisht synojnë të vrasin politikanë apo të kryejnë masakra në vendet e kultit.

Në vitin 2019 u numëruan 22 mijë e 300 krime nga ana e ekstremit të djathtë, rreth 10 për qind më shumë se një vit më parë. Në rritje është dhe numri i personave që klasifikohen si ekstremistë të së djathtës, të prirur për dhunë, që janë më shumë se 13 mijë.

Autoritetet vendore theksojnë se këta persona janë ekstremistë të djathtë të cilët projektojnë të vrasin politikanë, apo të kryejnë masakra në vende kulti por dhe subjekte të së djathtës së re që ka në objektiv grupe personash duke mohuar dinjitetin e tyre human dhe legjitimuar dhunën kundër tyre. Por ka dhe ekstremistë të së majtës që përdorin dhunën, duke rrahur agjentë policie, apo agjentë imobiliarë; si dhe ekstremistë islamikë të cilët ende imagjinojnë çfarë do lloj masakre në Gjermani.

Sipas raportit, krimet e dhunshme me autorë të së majtës ekstreme kanë qenë 6400, me një rritje prej 15 për qind në krahasim me 2018-ën. Për sa i përket terrorizmit islamik, raporti konfirmon se në Gjermani janë të aktivizuar ende 650 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!