E djathta e vërtetë nis fushatën/ Alibeaj: Jemi alternativë përfaqësuese, jo letargjike

schedule15:20 - 30 Mars, 2025

schedule 15:20 - 30 Mars, 2025

Nga Fieri e ka filluar fushatën elektorale koalicioni Djathtas për Zhvillim. Deputeti Alibeaj sqaroi përpara qytetarëve se refuzoi një karrige pranë Berishës për ti sjellë të djathtëve një alternativë përfaqësuese, e jo letargjike si ajo e doktorit.

“Kjo ishte dilema, një e djathtë e vërtetë apo të strukeshim në një karrige, post për veten. U puqëm për të krijuar një të djathtë të munguar prej 35 vitesh, një e djathtë përfaqësuese, një e djathtë me vlera, se ka qenë PD, por s’ka qenë asnjëherë e djathtë, ishte letargjike, se nuk e lanë të ngrejë kokë”, tha ai.

Për deputetin Dashamir Shehi, bashkë me Alibeaj nuk i kanë borxh askujt. Një mesazh e kishte për aleatët e Berishës, që zgjodhën prehrin e doktorit dhe u mbyllën në listat me besnikët e tij.

“Unë mendoj që në këtë rrugëtim borxh nuk i kemi askujt. Kemi patur aleatë, miq, zgjodhën rrugën e tyre, aty tek listat e mbyllura, futë aleatë e fut besnikë, se merren vesh lehtë më pas me palën tjetër.”

Djathtas për Zhvillim prezantoi kandidatët në Fier, ndërsa do të tentojë të nxjerrë të paktën një deputet në këtë qark, Eriselda Celajn, me ndihmën edhe të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!