E dini sa lloje inteligjencash janë? Zbulo tënden

schedule23:55 - 22 Shtator, 2018

schedule 23:55 - 22 Shtator, 2018

Atë verbale të shkrimtarëve apo atë matematikorë të inxhinierëve? Sipas një psikologu amerikan nuk ka vetëm një inteligjencë, por janë 9 ose 10 dhe secila prej tyre kontribuon në atë që ti je.

A jeni një sportist ose një muzikant? Një politikan apo një mësues? Varet shumë nga lloji i inteligjencës që keni. Sipas psikologut amerikan Howard Gardner nuk ekziston vetëm një.

Studiuesi është përpjekur t’i përkufizojë të gjitha dhe për të dy të njohurat që nga fillimi i shekullit të njëzetë (ajo e logjikës-matematikore dhe verbale), shtoi në vitet ’80 pesë lloje të tjera për të mbërritur në vitet  ’90, me nëntë. Kjo mbase nuk mjafton, pasi kohët e fundit është propozuar edhe ajo dixhitale, një kapacitet i të gjithë prerogativës së mijëvjeçarit, të lindur në fillim të viteve ’80 dhe 2000, gjë që i bën ata shumë të aftë në shfrytëzimin e teknologjisë.

Sipas studiuesit cilat janë nëntë inteligjencat e klasifikuara dhe profesionet përkatëse ndaj të cilave janë ato të predispozuara të karakterizohen.

Gjuhësor/ Verbal. Është inteligjenca e atyre që janë në gjendje të shprehen me fjalë, për shembull për të treguar ose shpjeguar, por edhe për gjuhët ose krijimin. Kush e zotëron atë? Për shembull shkrimtarë, gazetarë, avokatë dhe mësues.

Ekzistencial /Teorik. Është aftësia për të reflektuar mbi temat e mëdha të ekzistencës, nga natyra e Universit në ndërgjegjen e njeriut, duke arsyetuar në kategori konceptuale abstrakte. Është ajo që mund të bëjnë shumë mirë filozofët dhe fizikantët.

Logjikë / Matematikë. Është inteligjenca tipike e atyre që mund të zgjidhin aksionet matematikore, të identifikojnë lidhjet logjike, të eksperimentojnë me idetë dhe të zhvillojnë argumente logjike. Është ajo e shkencëtarëve, inxhinierëve dhe programuesve.

Natyralistika. Kush e zotëron, di se si të identifikojë, katalogojë dhe të gjejë marrëdhëniet mes objekteve natyrore, por edhe të imagjinojë mjedise dhe eksperimente me elementë të natyrës. Është puna e biologëve, gjeologëve, mbarështuesve dhe fermerëve.

Vizuale / Hapësinore. E atyre që mund të arsyetojnë në shumë dimensione, përfaqësojnë objekte në hapësirë, përdorin harta, vizatojnë. Siç bëjnë piktorët, projektuesit, artistët, arkitektët.

Ndërpersonale. Konsiston në hyrjen në kontakton me të tjerët, duke njohur ndjenjat, sjelljet dhe synimet e tyre. Siç funksionojnë politikanët apo tregtarët.

Muzikore. Është ajo që bën të mundur dallimin e tingujve, ritmeve, toneve, timbreve muzikore, kompozimit të muzikës dhe luajtjes së instrumenteve me lehtësi. E zotërojnë atë këngëtarët, kompozitorët dhe instrumentalistët.

Intrapersonale. Kjo do të thotë të kesh një shkallë të lartë të analizës së vetvetes, të jesh në gjendje të reflektosh mbi veten dhe emocionet e tua, madje edhe duke ua transmetuar mirë edhe të tjerëve. Është inteligjenca e atyre që bëhen aktorë, shkrimtarë, sipërmarrës.

Trupore-Kinestetike. Është inteligjenca tipike e atyre që kanë një zotërim të madh të lëvizjeve dhe dinë të shprehen me gjuhën e trupit. Ata që e shfrytëzojnë janë sportistët dhe kërcimtarët.

Burimi: focus.it

Përshtati: abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!