Nesër akrepat kthehen një orë mbrapa

schedule10:00 - 30 Tetor, 2021

schedule 10:00 - 30 Tetor, 2021

Për pak orë do i rikthehemi sërish kohës dimërore që do të na shoqërojë gjatë gjithë muajve të ftohtë. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë më pas do të bëhet natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3.00 në 2.00 .

Ndërkaq tashmë shumica e pajisjeve elektronike janë krijuar për t’u përshtatur automatikisht, ndërsa ora analoge e shtëpisë, nga ana tjetër, nuk mund të injorojë ndërhyrjen tonë.

Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.

Ditën e parë të gjithë do të shijojmë një orë gjumë shtesë, ndërkohë që në përgjithësi tashmë do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë.

Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Duhet të merret parasysh gjithashtu se, si çdo vit, oraret e reja do të përcaktojnë një lloj ndryshimi fazor në orën biologjike, veçanërisht për sa i përket ritmit gjumë-zgjim.

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022 , kur do të duhet të lëvizim sërish akrepat e orës përpara për t’u kthyer në orën verore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!