E diela e fëmijëve, Tirana gumëzhin nga zërat e vogëlushëve

schedule12:10 - 19 Prill, 2020

schedule 12:10 - 19 Prill, 2020

Të izoluar që prej pesë javësh, më në fund fëmijët kanë mundur të kenë pak liri. Këtë të dielë me urdhër të kryeministrit fëmijët, të shoqëruar nga nënat, kanë mbushur sheshet e kryeqytetit deri në orën 11.00 të paradites.  Për disa orë tirana dukej ndryshe duke na dhënë një atmosfere shprese.

Nënat tregojnë se nuk ka qenë aspak e lehtë menaxhimi i fëmijëve brenda katër mureve për një periudhë kaq të gjatë

“Është e vështirë, por me raste fëmijët merren me mësim dhe pjesën tjetër e kalon me aktivitete të tjera”, është shprehur një nënë.

Një tjetër qytetare thekson se është e vështirë të merresh me fëmijët në shtëpi, por një mënyrë është duke i aktivizuar me vizatime e gjëra të tjera që mund ti bëjnë në shtëpi.

Ajo që u mungon më shumë fëmijëve është shkolla. pavarësisht mësimeve të ofruara on line, ata thonë se e kanë të vështirë ta kuptojnë mësimin përpara pajisjeve elektronike.

“Do të doja të isha në klasë me shkokët”, shprehet fëmijë.

Fëmijët shprehin dëshirën për të qenë në shkollë pasi e kanë të vështirë mësimin online.

Por si është një ditë e fëmijeve në izolim?

“Lojëra elektronike, ushtrime fizike”.

Orët e lirisë jashtë shtëpisë duket se nuk janë respektuar ashtu sic duhet nga fëmijë e prindër të cilët shpesh nuk u kujtuan për distancën sociale.

Ora 11.00 erdhi pa kuptuar dhe ishte policia ajo që u kujtoi se ishte koha për tu rikthyer në shtëpi.

Pati dhe nga ata prindër që vijuan të qëndrojnë në rrugë bashkë me fëmijët edhe pas orarit të lejuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!