E detyruar të pinte 3 litra ujë, prindërit akuzohen për vrasjen e djalit të tyre

schedule17:29 - 18 Qershor, 2020

schedule 17:29 - 18 Qershor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolorado ku një çift akuzohen për vrasjen e djalit të tyre 11 vjeçar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se prindërit kanë detyruar adoleshentin që të pijë një sasi të mëdhe uji, që dyshojhet se i ka sjellë dhe humbjen e jetës.

Çifti po përballet me disa akuza, përfshirë abuzimin e fëmijëve dhe vrasjen e shkallës së parë.

41-vjeçari Ryan Sabin dhe 42-vjeçarja Tara Sabin dolën para autoriteteve të martën dhe po mbahen pa kusht në burgun e Qarkut El Paso. Prokurorët thonë se Zachary Sabin vdiq në Black Forest më 11 mars pasi çifti e detyroi atë të pinte ujë sepse urina e tij ishte e errët.

Ndërkohë  të dhënat tregojnë se 11 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e pirjes së sasisë së madhe të ujit brenda 24 orëve, rreth 3 litra ujë gjatë katër orëve pa ngrënë.

Pas kësaj, ai filloi me të vjella dhe u gjet i vdekur në shtratin e tij duke shkumëzuar nga goja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!