E dërguan me urgjencë në spital, Ermal Fejzullahu tregon si çfarë i ndodhi në një dasmë

schedule15:43 - 18 Tetor, 2020

schedule 15:43 - 18 Tetor, 2020

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, është bërë nostalgjik ndaj kohës së shkuar.

Në një nga kronikat e emisionit “Prive”, këngëtari ka kujtuar së fundmi se si në vitin 2015, kishte përjetuar një sulm paniku në një dasmë.

Ai tha se fillimisht kur mori mikrofonin të këndojë, të rrahurat e tij të zemrës u shpejtuan aq sa ai u detyrua të thërrasë djemtë e restorantit, për ta ndihmuar që ta dërgojnë në spital.

Ermali tregoi se në atë moment kishte marrë trajtimin e duhur mjekësor, por që vetëm pas gjashtë muajsh kontrolle dhe ekzaminime, ishte vërtetuar se ai ka përjetuar sulme të panikut.

Ky moment mund të konsiderohet edhe një nga më të vështirët në skenë për këngëtarin. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!