E denoncuan si të humbur, Rexhepi: Të mos shqetësohet Kasami, jam me BE-në dhe NATO-n

schedule17:43 - 11 Nëntor, 2021

schedule 17:43 - 11 Nëntor, 2021

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi pas ngritjes së shqetësimeve se mos ndoshta nuk ishte i sigurt, ka shuar zërat me anë të një video-mesazhi.

Në një postim në llogarinë e tij në Faceboo, Rexhepi shprehet se siguria dhe stabiltieti i vendit si dhe paqja dhe mirëqenia e popullit duhet të jenë gjëja më e rëndësishme.

“Kryetari Bilall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen për mua, jam në vend të sigurt, jam në anën e duhur, jam me shqiptarët dhe me të gjithë qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë paqe, liri dhe demokraci”, shprehet Rexhepi.

Ai shton se është me Bashkimin Evropian dhe NATO-n dhe jo me qarqet anti-shqiptare.

“Këtë po e them me vetëdije të plotë dhe sapo disa rreziqe nga kërcënimet e disa individëve do të paraqitem para mediave për të sqaruar të gjitha”, tha Rexhepi.

Po ashtu, Rexhepi shton se në çdo rast do të angazhohet për lirinë e shprehjes, për qëndrimin e lirë në vendimmarrje dhe se këto janë virtyte të shoqërive demokratike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!