Cristiano Ronaldo-Georgina Rodriguez është një nga çiftet më të njohura të showbizzit. Dyshja nuk e fsheh aspak dashurinë për njëri tjetrin dhe shpesh herë postojnë foto të ndryshme në rrjetet sociale.
Këtë herë ka qenë modelja argjentinase ajo që i ka kushtuar vëmendje partnerit të saj, ku sigurisht nuk mund të mungonin dhe disa fjalë për portugezin.
View this post on Instagram
“Është e vërtetë se ka një tërheqje për shpirtin tuaj para se të prekësh trupin tuaj. Të dua”, shkruan Georgina krahas fotos së Ronaldos me syze dielli. Kujtojmë që marrëdhënia e tyre është ndër më të mirat dhe vitin e kaluar ato edhe u martuan, në një ceremoni shumë private. /abcnews.al