E dashura e Ledrit shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

schedule09:28 - 18 Korrik, 2020

schedule 09:28 - 18 Korrik, 2020

Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, për shkak të spekulimeve se po bëhen prindër për herë të parë. Është përfolur se dyshja është në pritje të një vajze, por ata nuk kanë preferuar të mos komentojnë asgjë deri më tani.

Së fundmi, Sara ka publikuar një foto në Instagram, e cila ka pozuar pranë bregdetit e veshur me një këmishë të gjerë dhe ku duket që barku është rritur goxha. Pavarësisht këmishës së gjerë, ndjekësit janë të bindur për shtatëzaninë, duke e pyetur partneren e Ledrit për emrin dhe gjininë e fëmijës.

 

View this post on Instagram

 

please.

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha) on

Kujtojmë që Ledri dhe Sara prej kohësh u përfolën se janë në një lidhje, por vetëm pak muaj më parë ata pranuan publikisht romancën e tyre. Ishte Ledri, ai i cili përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku dukej i përqafuar me Sarën konfirmoi zërat që qarkullonin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!