E dashura e Dybalas: Babai im e do atë në River, por ai do të qëndrojë në Evropë

schedule12:50 - 3 Maj, 2022

schedule 12:50 - 3 Maj, 2022

Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni, teksa disa skuadra janë vënë në ndjekje të lojtarit për të siguruar edhe shërbime e argjentinasit.

E ardhmja e sulmuesit mbetet e paqartë, por për këtë çështje ka folur edhe partnerja e Dybalas, Oriana Sabaniti, e cila në një intervistë për emisionin “Perros de la Calle” në stacionin radiofonik “Urbana play”, ka zbuluar një ëndërr të familjes së saj.

“Babai im thjesht dëshiron ta çojë te River, ata flasin për këtë çdo javë. Nuk e di se çfarë përgjigje i jep Paulo” deklaroi ajo.

Dybala te Boca? “Shiko, para se ta lë të shkojë te Boca, babai im djeg sërish Trojën”. Më pas ajo e pranoi se Dybala nuk do të largohet nga Europa. “Mendoj se do të qëndrojë në Europë”.

Martesa me Juventusin është pranë fundit, por tre javë para përfundimit të sezonit është ende një mister se ku do të vazhdojë karrierën Paulo Dybala. Nuk mungojnë propozimet, nga Anglia (Arsenal, Manchester United, Neëcastle dhe Tottenham), ndërsa në Itali skuadra në “pole position” është Interi.

Nuk duhet anashkaluar as interesimi i Atletico Madrid që është një nga kandidatët më të fortë për të marrë shërbimet e argjentinasit. /f.a/abcnews.al