Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Turqi me një 30-vjeçar i cili akuzohet se ka sulmuar me një sasi të madhe acidi të dashurën e tij teksa ajo ishte duke fjetur.
Mehmet Yildiz, 30 vjeç dyshohet se sulmoi Yasemin Uzuncelebi, 42 vjeçe, më 5 tetor 2021, teksa ajo flinte në shtëpinë e saj në lagjen Avcilar të Stambollit.
Si e kreu sulmin e tmerrshëm
Autori i dyshuar hyri në shtëpinë e Uzuncelebit duke përdorur një çelës që i kishte dhënë dhe i hodhi një preparat me lëngje toksike mbi viktimën e tij teksa ajo flinte rreth orës 3 të mëngjesit.
Uzuncelebi, së cilës i ishte djegur lëkura dhe kafka e saj ishte në një gjendje të tmerrshme, më në fund doli nga shtëpia dhe mori ndihmë nga fqinjët e saj të cilët e dërguan në spital.
Çifti ishin miq para sulmit, por miqësia e tyre pati probleme pasi gruaja refuzoi propozimet e Yildiz për të krijuar një marrëdhënie më të ngushtë. Avokati i 42-vjeçares tha se mjekët i përshkruan lëndimet e klientit të saj si disa nga më të këqijat që kishin parë ndonjëherë.
“Tentativë vrasje me mashtrim”
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kuçukçekmeçes i bëri thirrje gjykatës të dënojë Yildiz me 13 deri në 20 vjet burg me akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë” për sulmin./abcnews.al