Nuk kanë së përfunduari surprizat në spektaklin e humorit “Kosherja”. Pas personazheve të njohur që mezi i kishim pritur nga Gjini deri te figurat politike si kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha duket se radha i kaloi fëmijëve.
LEXO EDHE: E nisi karrierën si “Gjini”, Bes Kallaku rikthen rolin e shenjtë në ABC: Ç’mendoj për figurat e PD
Bëhet fjalë për aktoren e vogël, Viola Shehu, e cila shfaqet nën petkun e “Gretës”, ku tregon me plot të gjitha problemet që po has nga pandemia Covid-19.
“E dashur teta ‘Pandemi”, është edhe fraza më të cilën ajo e nis monologun e saj.
Ndërkohë është pëlqyer pafund nga publiku, sa që menjeherë pas lënies së skenës kanë filluar ta shpërndajnë në rrjetet sociale. l.k/abcnews.al