Shqiperia dhe Izraeli do te përballen pas pak ditësh mes tyre në ndeshjen e parafundit të Nations League.
Por te kundërshtari ka plasur skandali me lojtarët, teksa ylli i izraelitëve nuk ka pranuar të luajë ndaj Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Eran Zahavit.Një lojtar shumë i njohur edhe për tifozët shqiptarë, në saj të të kaluarës, kryesisht për përplasjen me Etrit Berishën.
Por çfarë ka ndodhur? Ylli i Maçabi Tel Aviv ishte thirrur për dy ndeshjet e shtatorit, me Shqipërinë dhe miqësoren me Maltën.
Të gjithë u surprizuan teksa Zahavi mungoi në listën e lojtarëve që janë gati për takimet e shtatorit. Trajneri i Israelit, Hazan, i la të gjitha pa fjalë teksa tregoi arsyen e mungesës së Zahavit.Sipas tij, ky futbollist ka kërkuar që të ishte i vetëm në dhomën e hotelit ku do të qëndronte dhe jo me shokët e tjerë të skuadrës, pasi sipas tij, e pengonte para ndeshjes.
“Jam shumë i befasuar edhe unë”, u shpreh tekniku i Izraelit që shpjegon se te rregullat nuk përjashtohet askush. /f.a/abcnews.al