“E bukura e Adriatikut” ankorohet në Vlorë

schedule10:39 - 21 Prill, 2022

schedule 10:39 - 21 Prill, 2022

Rikthehen pas një mungese rreth dy vjeçare krocierat në Vlorë. “La belle de l’Adriatique” është ankoruar mëngjesin e kësaj të enjte në portin e Vlorës me rreth 75 turistë kryesisht franceze por edhe nga vende të ndryshme të Europës.

Kjo është krociera e parë për këtë vit duke konfirmuar se tashmë Vlora ka nisur të presë edhe turistët e parë për këtë sezon turistik. Krociera ka mbërritur nga Greqia dhe sot u ankorua në Portin e Vlorës.

Pas një periudhe rreth dy vjeçare ku krocierat kanë munguar edhe për shkak të pandemisë. Turistët do të vizitojnë Vlorën por edhe Berat e Apolloninë. /abcnews.al/