Është një nga modelet më të bukura shqiptare dhe më të komentuara në rrjete sociale. Angela Martini, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka spikatur gjithmonë për bukurinë dhe elegancën e saj.
Prej disa ditësh bukuroshja shkodrane po shijon pushimet, ndërsa ka ndarë momente dhe me ndjekësit në rrjete sociale. Pak ditë më parë, ajo publikoi një video nga një jaht, ku tërhoqi vëmendjen me lëvizjet provokuese.
Së fundmi, modelja është shfaqur në kopertinën e revistës italiane “Cleon”. “E bukur si dielli”, thuhet në kopertinë, ku Angela bie në sy e veshur me një fustan të bardhë, ku duket mjaft joshëse dhe në superformë. /abcnews.al/