Eliminimi nga Champions League mund të qëllojë fatal për Zinedine Zidane. Real Madrid ka një detyrë të vështirë dhe duhet të përmbysë humbjen 1-2 në shtëpi përballë Manchester City.
Dueli i kthimit zhvillohet në “Etihad Stadium” dhe Reali nuk është dorëzuar akoma. Marca zbulon edhe dy kandidatët kryesorë për të zëvendësuar trajnerin francez. Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez është i ndarë mes Max Allegrit dhe Mauricio Pochettinos.
Po Zidane? Në Juventus e adhurojnë dhe do të ishte zgjidhja perfekte për stolin e bardhezinjve. Zizou ka luajtur si futbollist, ambientin e kampionëve të Italisë e njeh shumë mirë dhe është preferenca e parë e presidentit Agnelli. /abcnews.al


