Turqia kthen “Aya Sofian” nga muze në xhami

schedule15:50 - 10 Korrik, 2020

schedule 15:50 - 10 Korrik, 2020

Gjykata vendosi që të kthejë në xhami ndërtesën e “Aya Sofias” në Stamboll pas më shumë se 80 vitesh që ajo mbahej hapur si muze.

Vendimi i sotëm ktheu kështu mbrapsht atë të vitit 1934, i cili e shpalli “Ata Sofian” muze duke ndaluar kështu ritet myslimane në atë ndërtesë.

Pas vendimit të sotëm brenda ambienteve të saj do të kryhet falja muslimane.

“Aya Sofia” ishte Katedrale ortodokse në deri në vitin 1453 kur Sulltan Mehmeti pushtoi Kostandinopojën duke e shpallur atë xhami, ndërsa kishat e tjera u lanë siç ishin.

Vendimi i sotëm ka shkaktuar mjaft reagime në botë për shkak se duket se niset nga qëllime të brendshme politike të Turqisë.

Dekreti u firmos sëfundmi edhe nga Presidenti Erdogan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!