Gerard Pique mund të jetë president i një klubi futbolli. Në të shkuarën ai u përfol si kandidat për të marrë drejtimin e Barcelonës, por deri më tani nuk ka ndonjë të re nga kjo pistë. Emri i mbrojtësit katalanas lidhet me blerjen e klubit zviceran të Lugano.
Angelo Renzetti ka tentuar në dy raste ta shesë. Fillimisht dështoi t;ia shiste një biznesmeni rus, kurse më pas, në muajin dhjetor, dështuan bisedimet për t’ia shitur klubin një grupi amerikan, me qendër në Skoci. Tratativat madje ishin në një fazë të avancuar, por nuk pati një marrëveshje totale në fund.
Disa ditë më parë Pique ka udhëtuar drejt Luganos, për të marrë informacionet e duhura rreth klubit. Ndërmjetës për këtë lëvizje është një italian, emrin e të cilit “Blick” nuk e zbulon. Pique në fund ka vendosur të mos e blejë Luganon.
Kjo për shkak se ky ekip ndiqet nga një numër i vogël tifozësh: 3300 fansa shkojnë mesatarisht në stadium. Veç kësaj, edhe paratë që merr klubi nga e drejta televizive është e vogël. Spanjolli, i cili tani i është kthyer në një biznesmen, nuk e sheh të arsyeshme të investojë te Lugano dhe me shumë mundësi do të shohë për ndonjë klub tjetër që mund ta blejë. /abcnews.al

