Goditja e parë e madhe e verës për Real Madrid, që sipas asaj që shkruajnë në Spanjë është gati të mb yllet për Jude Bellingham.
Pas shumë muajsh punë në hije, klubi spanjoll ka mbetur i vetëm në garën për një lojtar për të cilin kanë luftuar klube si Liverpool dhe City. Anglezët kanë ofruar më shumë para se Real Madrid, por spanjollët po punojnë për të mbyllur skajet me qetësi duke ditur se lojtari anglez dëshiron transferimin në Bernabeu.
Sipas “MARCA”, Bellignham është shumë pranë firmës me Real Madrid dhe transferimi pritet të bëhet në hapje të merkatos. Sipas mediumit spanjoll, 20 vjeçari do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2029 dhe do të kushtojë rreth 120 milionë euro dhe ky njoftim do të marrë jetë në përfundim të kampionatit gjerman.
Dortmund e bleu mesfushorin anglez nga Birmingham për 25 milionë euro dhe sot shifra e tij është shumëfishuar, duke qënë edhe një nga mesfushorët më të talentuar të Evropës./ h.ll/abcnews.al