Erling Braut Haaland është objektiv i Barcelonës në merkato. Sulmuesi i Borussia Dortmund në të shkuarën nuk është preferuar për shkak të stilit të lojës, por gjërat mund të ndryshojnë.
Josep Maria Minguella, kandidat së bashku me Emili Rousaud, ka folur së fundmi për Catalunya Radio dhe zbulon se kanë biseduar me menaxherin e sulmuesit norvegjez.
“Kam folur me Mino Raiola dhe i kam të gjitha detajet në rast se fitojmë zgjedhjet. Ne i dimë të gjitha kushtet për transferimin e sulmuesit”, është shprehur Minguella. /abcnews.al