Duke pasur parasysh vështirësit për të arritur te Kylian Mbappe, Lautaro Martinez është objektivi i ri i Real Madrid për të zëvendësuar Karim Benzema.
Kështu shkruan “Mundo Deportivo”, sipas të cilit sulmuesi argjentinas i Interit është një nga dëshriat e mëdha të Carlo Ancelottit së bashku me Achraf Hakimi, ish-lojtari i Interit dhe i PSG-së aktualisht.
Ancelotti është i bindur se sot në qarkullim vetëm Lautaro është një sulmues i cili përputhet mjaft mirë me karakteristikat e Benzema, por madje gjithashtu për teknikun italian është një nga sulmuesit e paktë që është i kompletuar. Shpejtësi, dinakëri, nuhatje goli, këmbëngulje, i palodhur, i aftë për topat në ajër, i fortë fizikisht, teknik, të gjitha aftësitë që një sulmues pykë nuk i ka.
Ancelotti është i gatshëm menjëherë të firmosë me dy lojtarët në fjalë për të bërë Real Madrid një nga skuadrat më të fuqishme sezonin e ardhshëm, ku edhe me ardhjen e lojtarëve të tjerë të rinj dhe me ata aktualë, do të bëhej i pandalshëm./h.ll/abcnews.al