Inter ka ndërprerë negociatat me Chelsea për të rikthyer Romelu Lukaku në Milano.
Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, aventura e qendërsulmuesit belg me zikaltërit është mbyllur përfundimisht.
Lukaku gjatë natës kishte tentuar të rregullonte marrëdhëniet me Interit, duke kontaktuar Ausilon në telefon. Megjithatë, drejtoi sportiv shpjegoi se sjellja e orëve të fundit nuk i ka bërë mirë Interit.
Inter arriti marrëveshjen me Chelsea për kartonin e Lukakut, por në moment, zikaltërit morën vesh që Juventus kishte hyrë në bisedime sekrete me lojtarin belg dhe ai u kishte premtuar kohë atyre.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga klubi i Interit, të cilët thuhet se kanë hequr dorë përfundimisht nga tentativa për ta firmosur nga klubi anglez./h.ll/abcnews.al