Një “bombë” mund të tronditë futbollin anglez. Sipas informacioneve të raportuara nga “Sky Sports Uk”, Premier League ka paditur Manchestar Cityn për shkelje të shumta, por të supozuara, të ndershmërisë financiare.
Premire League ia ka dorëzuar çështjen një komisioni të pavarur. Akuazat kanë të bëjnë me informacionin financiar në lidhje me të ardhurat, detajet mbi pagat, rregulloret e UEFA-s, përfitimin, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin me hetimet e Premier League.
Manchester City njihet si ato klube që shpenzojnë shumë, sidomos në transferimet e lojtarëve dhe pagat e tyre. Kujtojmë se dy blerjet më të fuqishme të tyre të kohëve të fundit ishin Grealish, Haaland dhe Kalvin Phillips./ h.ll/abcnews.al