Me vetëm 3 pikë në 8 përballjet e para të këtij sezoni të Serie A, Drejtori sportiv i Salernitana, Morga de Sanctis, si dhe një sërë lojtarësh i kërkuan Presidentit Daniele Iervolino shkarkimin e trajnerit Paulo Sousa dhe mesa duket Presidenti ka vendosur ta dëgjojë kërkesën e stafit të tij.
Kështu, tekniku portugez largohet nga stoli i italianëve dhe vendin e tij do ta marrë një emër goxha i njohur për futbollin italian, sidomos në kohën kur ishte pjesë “kyçe” e sulmit të “kuqezinjve” të Milan.
Bëhet fjalë për ish-“bomberin” itialian, Filippo “Pippo” Inzaghi, me klubin e Serie A që nuk ka vonuar asnjë moment, duke e prezantuar ish-sulmuesin, si trajnerin e tyre më të ri. /i.m /abcnews.al