E bujshme, klubi i panjohur kërkon huazimin e Erling Haaland

schedule10:43 - 17 Nëntor, 2022

schedule 10:43 - 17 Nëntor, 2022

Ashton United raportohet se ka bërë një ofertë huazimi për sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland, për ta mbajtur atë në formë gjatë pushimit të Kupës së Botës.

Klubi në fjalë luan në Premier League Veriore, niveli i shtatë i futbollit anglez, i cili nuk ndikohet nga pushimi 1 mujor i Kupës së Botës.

Si rezultat i dështimit të Norvegjisë për t’u kualifikuar në Katar, Haaland do të jetë jashtë fushave për rreth një muaj dhe “talkSport” raporton se klubi amator ka bërë një propozim zyrtar për një marrëveshje huazimi 28 ditor për sulmuesin e Manchester City.

“Manchester City nuk do të luajë për rreth një muaj dhe ne duam të ndihmojmë duke mbajtur Haaland në formë. Ka më shumë kuptim të luajë me ne se sa të luajë golf për gjashtë javë. Ne mendojmë se ai do të jetë i përshtatshëm për ne dhe do të përshtatet me dinamikën e skuadrës sonë shumë mirë”, është shprehur menaxheri Michael Clegg./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!