E BUJSHME/ Kë do vriste? Ish-speciali i RENEA-s kapet me snajper në Tiranë

schedule11:31 - 26 Korrik, 2022

schedule 11:31 - 26 Korrik, 2022

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi janë kapur duke lëvizur me automjet, ndërsa në të kishin një snajper. Në pranga janë vënë Remal Rada, 39 vjeç dhe Elton Hithi, 28 vjeç,

Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se 39-vjeçari, Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA. Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze). Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se do kryenin vrasje.

Ndërkaq, policia sqaroi se gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Remal Rada dhe pasagjer Elton Hithi, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. /abcnews.al