E BUJSHME/ Ka vrarë mbi 500 njerëz, shkencëtarët konfirmojnë gjetjen e kurës ndaj koronavirusit

schedule16:40 - 5 Shkurt, 2020

schedule 16:40 - 5 Shkurt, 2020

Një skuadër kërkuesish të Universitetit të Zhejiang në Kinë ka zbuluar dy medikamente që mund të jenë efikasë në luftën kundër “coronavirusit”. Lajmi është transmetuar nga televizioni kinez China Global Television Netëork, sipas të cilit testet eksperimentale kanë treguar që dy medikamentet, ABIDOL dhe DARUNAVIR, janë në gjendje ta neutralizojnë virusin. Zbulimi është rrjedhojë e disa eksperimenteve të kryera me qeliza në kushte laboratorike, raporton abcnews.al.

Skuadrën e ka drejtuar Li Lanjuan, epidemiologe e shquar kineze, e cila është e angazhuar në luftën kundër virusit të ri. Kërkuesja ka krijuar një staf personal mjekësh të ardhur nga provinca e Zhejiang, të cilët aktualisht janë zhvendosur dhe po punojnë në provincën qendrore të Hubeit, ne provincen ku gjithashtu është dalluar coronavirusi për herë të parë.

Epidemiologia Lanjuan e ka konsideruar jo efikas Kelizhi-n, një medikament anti-Hiv, aktualisht I përdorur për të luftuar sëmundjen, duke theksuar se Kelizhi shfaq edhe efekte anësore. Lanjuan ka rekomanduar futjen e dy medikamenteve të zbuluar përgjatë programit të “Komisionit Kombëtar Shëndetësor” për trajtimin e pacientëve të infektuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!