Juventusi po mundohet të rregullojë bilancin dhe largimi i Cristiano Ronaldo mund të jetë një nga sakrificat. Sulmuesi portugez merr 30 milion euro në sezon, më shumë se kushdo tjetër te bardhezinjtë dhe në Serie A.
Guillem Balague, eksperti i futbollit spanjoll, ka zbuluar se menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, e ka marrë sinjalin dhe ka arritur deri aty sa ia ka propozuar edhe Barcelonës. “Arsyeja pse Cristiano Ronaldo është lidhur me PSG nuk është sepse ata po mendojnë për të, po për shkak se Jorge Mendes i ka marrë instruksionet për t’i gjetur një ekip sulmuesit”, tregon Balague për BBC Radio 5 Live.
E kemi parë këto gjashtë muajt e fundit dhe ka qenë i lidhur me Real madrid. Ata thanë që nuk ka shans, nuk kthehet mbrapsht. Ka pasur bisedime edhe me klube të MLS, pasi Juventusi kërkon ta heqë qafe atë padë. Ai është ofruar kudo, përfshirë edhe Barcelonën.
Nuk jam i sigurt nëse do ia dalin ta largojnë, për shkak të pagës së lartë që ai përfiton. Ku do i paguajë shuma të tillë?”, mbyll Guillem Balague deklaratën e tij, që tashmë ka marrë dhenë dhe është botuar në mediat më të mëdha botërore. /abcnews.al