Jose Mourinho rikthehet në Serie A dhe gjithçka është zyrtare. Trajneri portugez, i cili u shkarkuar së fundmi nga Tottenham, ka pranuar ofertën e Romës.
Klubi italian ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshje deri më 30 qershor të vitit 2024. Mourinho do të nisë punë më 1 korriku, kur edhe Paolo Fonseca do të largohet nga drejtimi i ekipit.
???????? ?
The club are delighted to announce an agreement has been reached with Jose Mourinho for him to become our new head coach ahead of the 2021-22 season.
#ASRoma pic.twitter.com/f5YGGIVFJp— AS Roma English (@ASRomaEN) May 4, 2021
Mourinho në Itali ka drejtuar në të shkuarën Interin, duke fituar në vitin 2010 titullin kampion, Kupën dhe Champions League.
Presidenti Dan Friedkin dhe zëvendëspresidenti Ryan Friedkin, pas zyrtarizimit thanë: “Jemi të entuziazmuar dhe të kënaqur që mirëpresim Jose Mourinhon në familjen e Romës. Një kampion i madh, i cili ka fituar trofe në çdo nivel.
Jose do të garantojë përvojë të jashtëzakonshme në projektin tonë ambicioz. Emërimi i Jose është një hap i madh në ndërtimin e një kulture fitimprurëse afatgjatë dhe të qëndrueshme në të gjithë klubin”.
Tani Mourinho do të ketë në urdhra edhe Marash Kumbullën, mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Edhe Elseid Hysaj është lakuar si opsion për skuadrën e Romës, por me emërimin e portugezit duhet pritur se çfarë do të ndodhë. /abcnews.al

