Tashmë gjithçka është zyrtare, ish-mesfushori i “Bardhekuqve” të Skënderbeut, Agon Elezi bën një hap të madh në karrierë, duke firmosur me “gjigantët” e futbollit gjerman, Bochum, me 22-vjeçarin që kalon te këta të fundit, pas një “aventure”, te kroatët e NK Varazdin.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave, mesfushori me tipare defensive do të kalojë në një kontratë minimalja 3-vjeçare, te gjermanët, mirëpo detajet përfundimtare të kontratës ende nuk janë zbuluar.
Ndërkaq, kujtojmë se kur ka qenë me moshat Elezi ka luajtur për Shkupi Youth në Maqedoninë e Veriut dhe SM Caen U19 në Francë, teksa në futbollin profesionist, ai ka luajtur për Vëllazërimin në Maqedoni, Skënderbeun në Shqipëri dhe për NK Varazdin në Kroaci. /i.m /abcnews.al