Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, ku sipas portalit futbollistik, Tutomercatoëeb.com, Armando Broja tashmë prej disa kohësh ka “rënë pre” e radarëve të Milanit.
Qëndërsulmuesi me origjinë nga Malësia e Madhë po gjen gjithnjë e më pak hapësirë tek Chelsea këtë sezon, por klubi londinez është i vendosur të refuzojë çdo ofertë për talentin e sulmit tonë, të paktën siç raportohet deri më tani nga gazeta angleze Evening Standard.
Mbetet për t’u parë në Graham Potter do ta mbajë Brojën “lidhur” tek Chelsea apo do t’i japë një mundësi huazimi talentit 21-vjeçar. /i.m /abcnews.al