E braktisi i dashuri për shkak të gjoksit, gjen zgjidhje te “Doktor Plastik”

schedule22:02 - 24 Qershor, 2022

schedule 22:02 - 24 Qershor, 2022

Sot në episodin e ri të Doktor Plastik Sezoni 4 u transmetua rasti i Pamela Kalos. Një 22 vjeçare nga Kavaja, u paraqit para ekipit të Doktor Plastik, me një shqetësim estetik i cili e mundonte prej disa kohësh edhe nga ana psikologjike. E reja, disa vite më parë gjatë intimitetit me të dashurin, merr prej tij një koment negativ për përmasat e gjoksit. Dhe historia nuk përfundoi aty.

Menjëherë pas asaj nate, i dashuri “u zhduk”, duke e lënë Pamelën pa një arsye. 22 vjeçarja mendoi se shkak i largimit të papritur të tij, ishte pikërisht forma dhe përmasat e gjoksit. Për shumë kohë e vuajti këtë brengë dhe u mbyll në vetvete pa i dhënë mundësinë më asnjë mashkulli ti afrohej. Derisa aplikoi te Doktor Plastik.

Doktoreshë Rezarta Kapaj, kirurgia tashmë e famshme për punën e saj fantastike, gjatë konsultës në Spitalin Amerikan 2, i propozoi protezat Mentor. Dhe rezultati është vertet i bukur!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!