Kim Kardashian duket se është shumë e rreptë me rregullat që vendos për pasagjerët e avionit të saj privat, ndërsa nuk bën përjashtim as për familjarët e saj. Personazhi televiziv i ndalon pasagjerët e saj që të përdorin sprej për rrezitje dhe të ulen në sediljet e avionit të saj me vlerë 150 milionë dollarë.
Ky informacion erdhi për publikun, pas shfaqjes së një episodi të reality shoë-t “The Kardashians”. Më konkretisht, Kylie Jenner i tha Kim Kardashian, përmes FaceTime, se ajo do të merrte një nxirje të shpejtë me spray para fluturimit të tyre. “A i ke parë sediljet prej kashmiri?” iu drejtua Kardashian.
Kim Kardashian has strict rules to fly on her $150 million private jet https://t.co/ejMrwZaQn0 pic.twitter.com/7PMgUpVqFY
— Page Six (@PageSix) October 3, 2022
Kim Kardashian e bleu avionin në vitin 2021 dhe madje e quajti ‘Kim Air’. Pas episodit të Keeping Up ëith Kardashians, Kim theksoi se edhe ushqimi është i ndaluar. Në veçanti ajo i tha motrës së saj, e cila donte të hante spaghetti: “Po shkojmë në Itali. Nuk do të hash makarona në fluturim”.
Siç raportohet nga Page Six, kjo nuk është hera e parë që Kim Kardashian ka kërkesa nga pasagjerët e fluturimit të “Kim Air”. Personazhi i famshëm se nuk i lejon ata që të veshin këpucë në avion ndërsa pasagjerët duhet të fshijnë këmbët në tapetin jashtë avionit para se të ngjiten në shkallë.
/abcnews.al