Atletico Madrid është gati të shqyrtojë shitjen e sulmuesit portugez Joao Felix në merkaton e dimrit. Kjo është raportuar në faqet e AS.
Vetë lojtari dëshiron të ndryshojë klub. Klubi madrilen do ta shesë Felix vetëm nëse ofrojnë 100 milionë euro për të.
Joao u ble nga Benfica për 127 milionë.
Portugezi 23-vjeçar ka bërë 18 paraqitje për madrilenët këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe duke bërë tre asistime. /G.D abcnews.al/