E bija e Feim Ibrahimit: Opera Kombëtare duhet të jetë shtetërore, Ministria e Kulturës të reagojë

schedule16:37 - 25 Shtator, 2020

schedule 16:37 - 25 Shtator, 2020

Nga Leontina Nika

Opera është një vend i shenjtë, për artisten Etrita Ibrahimi. Ajo flet si vajza e një prej baballarëve të këtij institucioni, kompozitorit Feim Ibrahimi.

“Opera është një institucion i shenjtë jo vetëm si artiste, por duke filluar edhe nga zanafilla ime. Jam e bija e njërit prej themeluesve. Jam e mbrujtur me dashurinë për këtë ndërtesë”, thotë ajo.

Ajo dhe artistët në tërësi kërkojnë një përgjigje nga ministria e kulturës për varësinë e këtij institucioni

“E ndjej për detyrë të reagoj si e bija e një prej themeluesve. Kështu nuk e di. Jam në pritje të një reagimi nga ministria. Është minimalja që mund të bëhet në këtë situatë. Duhet një shpjegim më i qartë nga ministrja”, thekson ajo.

Dirigjenti Edmond Dako nuk beson në ndryshimin e statusit të institucionit kombëtar

“Një opera kombëtare me status shtetëror të diskutohet jo më të bëhet më duket e tepërt. Jo do bëhet private, jo do bëhet PPP. Asnjë nga këto nuk konsideroj të bëhet”, thekson ai.

Sipas artistëve mund të ndërtohet një teatër tjetër, në formën e propozuar, por ky teatër nuk duhet preket, duhet të jetë shtetëror siç e kanë vendet më të zhvilluara të rajonit dhe Europes

“Në Itali ku unë kam jetuar edhe teatrot nuk janë totalisht të varur nga shteti. Por shteti ka një pjesë të rëndësishme të subvencionimit të aktivitet. Por kjo nuk do të thotë asgjë, se janë edhe shtetet fqinje me ne që kanë Teatrin Kombëtar duke filluar nga Beogradi, Shkupi, Praga, Berlini, janë të gjithë shtetërore. Sigurisht ka edhe teatro private. Edhe ne mund ta bëjmë këtë, të hapim një teatër tjetër, por ky nuk duhet prekur. Ky është restaurura me paratë e taksapaguesve shqiptarë”, thekson Ibrahimi.

Teatri i Operës është vetëm NJË në këtë vend, është KOMBËTAR dhe nuk duhet prekur nga askush! /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!