2020-ta ka qenë një vit që ia ka ndryshuar jetën tërësisht. Jonida Vokshit. Aktorja dhe moderatorja e mirënjohur u bë nënë për herë të parë në muajin Qershor dhe prej asaj kohe, i është përkushtuar plotësisht së bijës.
Jonida është shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk nguron të ndajë me ndjekësit momentet më të veçanta me vogëlushen. Së fundmi, moderatorja ka realizuar disa fotografi me të voglën e saj për këtë fundvit, krahas së cilave ka shkruar disa fjalë të ëmbla.
“Nuk ka për mua më të bukur se ky, se festoj me ty e vogla ime. E ke bërë jetën time të bukur si në përralla! Të do mama dhe baba pa fund Emi jonë, fryma jonë!“, ka shkruar ndër të tjera Jonida. /abcnews.al