“E bëra për t’i tërhequr vëmendjen burrit”: Kamerat e sigurisë zbulojnë gënjeshtrën e madhe të gruas

schedule14:33 - 26 Maj, 2021

schedule 14:33 - 26 Maj, 2021

Policia e Stambollit është bërë dëshmitare e një ngjarjeje të pazakontë. Gjithçka u zbulua pasi verifikuan kamerat e sigurisë. Një grua u kthye duke qarë në shtëpi në lagjen Fatih të Stambollit duke pretenduar se ishte rrahur dhe grabitur në mes të rrugës teksa shkoi për të blerë bukë dhe ushqime të tjera.

Gruaja tha se dikush, rreth 170 cm i gjatë, me bluze të verdhë, e kishte sulmuar nga pas duke i marrë paratë, ndërsa në trup vëreheshin edhe shenja, raporton abcnews.al.

I shqetësuar nga ngjarja, bashkëshorti njofton policinë, e cila pasi mori dëshminë e gruas filloi të verifkojë pamjet nga kamerat e sigurisë, të cilat në fakt zbuluan se bëhej fjalë për një gënjeshtër.

 

Në fakt, gruan nuk e kishte sulmuar askush dhe gjithçka ishte e stisur për të tërhequr vëmendjen e bashkëshortit.

“E bëra për të tërhequr vëmendjen e burrit”, u shpreh ajo para policëve pasi u zbulua gjithçka.

Nga kamerat duket se gruaja e ka hedhur vetë çantën në një kosh plehrash dhe vërehet se grric krahët, ndërsa nga pas nuk duket ta ketë sulmuar askush. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!