E bënë shoshë me plumba, çfarë gjeti policia në vendin ku u ekzekutua i riu nga Vlora

schedule11:22 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 11:22 - 2 Dhjetor, 2020

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e zhvilluar një ditë më parë në Vlorë ku si pasojë ka humbur jetën një 27 vjeçar.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ndaj 27 vjeçarit Beniamin Bezhani është qëlluar rreth 22 herë.

Ndërkohë deri më tani sipas burimeve në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja kallashi dhe pistolete dhe dyshohet se pjesë e atentatit kanë qenë dy persona.

LEXO EDHE: Vrasja e 27 vjeçarit në Vlorë shoqërohen disa persona, banorët: Dëgjuam të shtëna

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dukat në momentin që 27 vjeçari po kthehej në banesë, ku dyshohet se autorët i kanë prerë rrugën dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë përqendruar në të kaluarën e të riut, i cili disa vite me parë ka qenë në burg në Belgjikë.

LEXO EDHE:27 vjeçari i ekzekutuar në Vlorë ka qenë në burg në Belgjikë, policia kthehet në vendngjarje

Ndërkaq policia e cila është rikthyer sërish në vendin e ngjarjes po mbledh materialet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ka qenë errësira që e ka bërë më të vështirë punën e uniformave blu. e.su./abcnews.al