Alban Hoxha, portieri i Partizanit, i është nënshtruar një operacioni të hemorroideve. Këtë njoftim e ka bërë me dije vetë klubi i kuq, ku kanë theksuar e ndërhyrja ka qenë e suksesshme.
Njoftimi i klubit të Partizanit:
“Alban Hoxha kalon me sukses operacionin. Kapiteni i kuq i është nënshtruar sot një ndërhyrje të hemorroideve dhe aktualishtpo trajtohet në ambjentet e “Spitalit Amerikan”.
Gjendja shëndetësore e Hoxhës paraqitet optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të Partizanit”./ h.ll/abcnews.al