Philippe Coutinho ka folur sot për mediet gjermane, aty ku ka thënë se shpreson të qëndrojë te Bayern Munchen. Ylli brazilian pati vështirësi të mëdha te Barcelona dhe në verë, u transfua te Bayern, në formë huazimi me opsion blerje.
“Jam shumë mirë dhe jam i përqendruar te Bayern. Nëse gjithçka shkon mirë, do të më pëlqente të qëndroja”. Coutinho ka folur edhe për trajnerin e tij të ri, Flick: “I kuptojmë metodat e tij. Ai i bën të gjithë të ndihen të rëndësishëm dhe ne jemi të lumtur, por e dimë se ka akoma shumë punë për të bërë”.
Bayern mund të sigurojë përfundimisht shërbimet e Coutinhos në fund të sezonit për plot 120 milionë euro, shumë që duket e panegociueshme nga Barcelona./abcnews.al