E ardhmja me Realin: Zidane e ka ndarë mendjen, e zbulojnë në Madrid

schedule18:36 - 8 Prill, 2021

schedule 18:36 - 8 Prill, 2021

Zinedine Zidane ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me Real Madrid, por duket sikur nuk ka ndërmend ta zbatojë deri në fund akordin e arritur me presidentin Florentino Perez.

Francezi ka fituar si futbollist (6 trofe) dhe trajner (11 trofe) te “Los Blancos”. Nga Spanja raportojnë se 48-vjeçari do të mbyllë bashkëpunimin me Realin në fund të sezonit.

Telemadrid.es thekson se Zidane ka vendosur të nisë një aventurë të re në verë. Emri i tij është përfolur si trajneri i ri i Juventusit dhe kombëtares franceze.

 

Opisoni i parë është më i mundur. Bardhezinjtë nuk janë të kënaqur me punën e trajnerit Andrea Pirlo dhe Zidane është një nga të preferuarit e presidentit Agnelli./abcnews.al