“E Ardhmja Është Vajzë”, zbulohen surprizat e mbrëmjes, e ftuar këngëtarja më e komentuar e momentit

schedule14:04 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 14:04 - 2 Dhjetor, 2020

Mbrëmjen e sotme, pritet që ekrani shqiptar të jetë me plot emocione dhe surpriza. Arsyeja është emisioni “E Ardhmja Është Vajzë”, i cili si çdo javë në orën 21:00 në ABC, paralelisht në RTV 21 në Kosovë dhe RTV 21 në Maqedoninë e Veriut.

Autorja dhe moderatorja Ermira Çausholli, ka ftuar sot një nga këngëtaret më të komentuara të momentit, Anxhela Peristerin dhe arbitren e parë shqiptare të FIFA-s, Emanuela Rusta.

Vajzat do të vendosen përballë shumë sfidash, për shembull: Anxhelën do të kemi mundësi ta shohin si arbitre dhe lavazhiere. Po ashtu edhe Emanuela do të këndojë dhe gjithashtu do të futet në petkun e fotomodeles.

As në këtë puntatë nuk do të mungojnë lotët, si në rastet kur flasin për humbjen e personave të shtrenjtë.

Prezentë edhe këtë herë do të jenë djemtë, të cilët i përkasin fushës së muzikës dhe sportit. Bëhet fjalë për Devis Xherahu dhe Sokol Jareci.

Për më shumë surpriza, mos nguroni të ndalni telekomandën e televizorit, sot në ABC. l.k/abcnews.al