Qëndrimi i Adama Traores në “Camp Nou” nuk do të vazhdojë, pasi Barcelona nuk ka ndërmend të blejë kartonin e sulmuesit të Wolverhamtpon.
Lajmin e ka bërë të ditur “Marca” raporton se katalanasit kanë vendosur të mos blejnë kartonin e sulmuesit, pasi do provojnë deri në fund shanset e tyre për të bindur Ousman Dembele, që të rinovojë kontratën.
Nga “Camp Nou” gjatë verës mund të largohen edhe dy sulmuesit e tjerë, holandezët, Luuk de Jong dhe Memphis Depay.
Ferran Torres, Ansu Fati e Pierre-Emerick Aubameyang janë tre sulmuesit që do t’i ketë në dispozicion trajneri Xavi Hernandez për sezonin tjetër, e atyre mund t’ju bashkohet ndërkohë edhe Robert Lewandowski nga Bayern Munich. /f.a/abcnews.al