Ivan Rakitic ka përsëritur edhe njëherë tjetër dëshirën e tij për të qëndruar në Barcelonë, pas fitores 5-2 të së shtunës ndaj Mallorca. Kroati e filloi sezonin në stol, por ndaj Mallorcas, luajti për herë të tretë radhazi si titullar.
“Gjatë muajve të fundit, më kanë ndodhur shumë gjëra. Ndonjëherë ndodhin gjëra që njeriu nuk mund t’i kuptojë, por duhet t’i pranojë, “tha fillimisht Rakitic. “Unë dua të jap gjithçka për Barcelonën dhe nëse mund të luaj këtu, gjithmonë kam thënë se nuk ka vend më të mirë se Barça për mua”.
Ka pasur shumë spekulime se Rakitic do të shitej në merkaton e janarit, me Carles Alena gjithashtu që pritej të largohej si i huazuar. Megjithatë, rikthimi i Rakitic si titullar sugjeron se ai mund të ketë akoma një të ardhme te Barcelona./abcnews.al