Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, duket se nuk do të jetë më pjesë e ‘Djajve të kuq’ pas merkatos së janarit. Francezi me shumë mundësi do të rikthehet te Juventusi.
Ai flitej që në merkaton e verës që do të largohej, por në fund Pogba qëndroi. Tashmë sipas asaj që raporton ‘Marca’, ai kërkon një sfidë të re dhe rikthimi në Seria A e tundon mesfushorin.
Nga ana tjetër te ‘Zonja e Vjetër’ priten largime, ku i pari që dëshiron largimin është Emre Can. Hapësirat e pakta në formancio po e detyrojnë turko-gjermanin të mendojë largimin. Kështo do të lirohej dhe vendi për Pogban, duke konfirmuar dhe një herë se ai kërkon Juven. /abcnews.al